20.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"12 me impakt të lartë"/ Raporti i AKCESK: Shqipëria u përball me...

“12 me impakt të lartë”/ Raporti i AKCESK: Shqipëria u përball me 49 sulme kibernetike gjatë 2023

‘Shqipëria u përball me 49 sulme kibernetike, nga të cilat 12 ishin sulme serioze’.

Kështu raporton Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, teksa tregon dhe llojin e sulmeve, nga viruset Trojan (shkarkohet në kompjuter dhe i jep akses hakerave) tek ajo të llojit Ransomware (përdoruesit i bllokohet aksesi dhe i zhbllokohet në këmbim të një pagese).

Ka ekzaminuar incidentet e ndodhura në Infrastrukturat Kritike edhe të rëndësishme duke përdorur mjetet për Malware Analysis dhe Digital Forensics. Konkretisht ka arritur të menaxhoje 49 incidente kibernetike të raportuara prej të cilave 12 janë klasifikuar me impakt të lartë”, thotë raporti i ACESK.

AKCESK tregon se për çdo incident, ka punuar raporte teknike post-analizë duke nxjerrë përfundime, rekomandime dhe masat specifike për të parandaluar incidente të ngjashme.

Numërohen mbi 200 raporte të përcjella drejt infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme  të informacionit vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, numër ky në rritje për 6 mujorin e dytë. Një pjesë e mirë e raporteve janë hartuar me ndihmën e burimeve dhe partnerëve ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2023, sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare u intensifikuan duke prekur shërbimet publike, e-Albania dhe sektorin bankar.

Një bllokim disa javor i databazës së Institutit të Statistikave erdhi pas një sulmi masiv nga grupi iranian “Homeland Justice”.

Qeveria e ka kaluar sigurinë kibernetike në juridiksionin e Forcave të Armatosura, duke e cilësuar si një rrezik po aq të lartë sa sulme fizike.

Me anë të një projektligji që është ende në konsultim, qeveria synon të bëjë me detyrim forcimin e masave të sigurisë për të gjitha institucionet dhe bizneset.

LEXO EDHE: Sulmet kibernetike, rreziku më i madh për bizneset në Evropë/ Kërcënimet e katastrofave natyrore po rriten me shpejtësi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat