13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreSigurime VullnetareShendet & Jete10 këshilla për prindërit me fëmijë mbipeshë

10 këshilla për prindërit me fëmijë mbipeshë

Nëse fëmijët tuaj po shtojnë peshë në mënyrë të dukshme, atëherë mund t’ju ndihmojë një dietolog. Ky është një proces që kërkon shumë durim. Këtu do të gjeni 10 këshilla!

Si prindër, ju duhet të jeni modeli i parë për fëmijët tuaj. Prindërit janë modeli më i rëndësishëm për fëmijët. Nëse ju konsumoni ëmbëlsira dhe pica të gatshme shpesh dhe nuk lëvizni mjaftueshëm, duhet të supozoni se edhe fëmijët tuaj do të reflektojnë të njëjtën sjellje si ju.

1.       Dieta ditore

Hapi i parë është të regjistroni se çfarë konsumon fëmija juaj gjatë ditës. Gjithashtu është e rëndësishme që të kërkoni nëse, për shembull, paratë e xhepit përdoren për të blerë ëmbëlsira apo pije jo alkoolike rrugës për në shkollë. Diçka e tillë do t’ju ndihmojë për të krijuar një pamje fillestare dhe më pas ju mund të diskutoni së bashku se cilat dhe çfarë janë produktet që i shëndoshin ata.

2.       Sjelljet e ushqyerjes

Përpiquni të gjeni arsyen përse fëmijët tuaj po hanë shumë. Mund të jetë për shkak të frustracionit, frikës, stresit apo madje edhe mërzisë, është ajo ç’ka na thonë ekspertët. Të ngrënit e tepërt shpesh janë një shpërblyes i gatshëm apo një inkurajim i dukshëm dhe i menjëhershëm, por në një periudhë më afatgjatë ato kontribuojnë në shtimin e peshës dhe humbjen e energjisë.

3.       Përcaktoni racione javore për ëmbëlsirat

Çdo kush që ka një raft të mbushur me ëmbëlsira të pashëndetshme nuk duhet të çuditet që fëmijët e tyre janë të papërmbajtur. Dietologët rekomandojnë që të dakordësoheni me fëmijët tuaj mbi se çfarë është një racion javor i pranueshëm me ëmbëlsira.

4.       Ujë në vend të pijeve jo alkoolike

Pijet e sheqerosura të tilla si pijet e përqëndruara dhe pijet jo alkoolike janë tashmë arsyeja përse shumë njerëz janë mbipeshë. Rekomandimi është ky: Një pjesë e madhe e lëngjeve duhet të jenë të mbushura me ujë, që mund të bëhet më tërheqëse duke shtuar në to limon, kastravec, ose manaferra. Herë pas here, ju mund të holloni atë çajin e ftohtë të pëlqyer aq shumë dhe kështu t’i kurseni fëmijës tuaj një dorë të mirë me kalori të pashëndetshme.

5.       Pa detyrim

Përpiquid disa herë që t’i joshni fëmijët tuaj me lloje të ndryshme frutash ose perimesh. Por mos i detyroni ata, sepse kjo do të bëjë që ata të jenë edhe më shumë rezistentë. Nëse nuk keni fare sukses më këto, atëhëre mund të bëni hile të vockla me pure me perime për atë salcën e mirë të makaronave. Suprat me krem janë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të shërbyer brokoli, lule lakra apo perime të tjera në formë kremi.

6.       Gatimi së bashku

Zgjidhni receta të shëndetshme dhe përgatitini ato së bashku me fëmijët. Diçka e tillë është argëtuese dhe është një mënyrë më e mirë për t’i bërë fëmijët të kuptojnë se çfarë është një ushqim dhe dietë e mirë dhe e shëndetshme.

7.       Sporte, lojra dhe argëtim

Kaloni më shumë kohë jashtë duke kryer ushtrime fizike dhe tregojini fëmijëve tuaj se sa mirë ndjeheni kur ushtroheni në ajër të pastër.

8.       Tregoni durim

Nëse fëmijët duhet të bien në peshë, kjo nuk mund të bëhet në një ditë. Duhet shumë durim në mënyrë që të mos t’i frustroni ata më shumë. Rrjedhimisht, duhet të jeni empatik, të flisni me ta dhe gjithashtu t’i shpejgoni atyre pasojat negative të një diete të pashëndetshme.

9.       Shpërbleni dhe lavdëroni

Për të arritur sukses në një periudhë më afatgjatë kërkohet zbatimi i një sistemi shpërblimi. Nëse fëmijët ia dalin me sukses në një apo disa hapa, ateherë ata duhet të lavdërohen dhe madje edhe të shpërblehen në mënyrë që të vazhdojnë më tej. Për shembull, ju mund të shikoni një film të preferuar së bashku apo t’i bleni atyre një lojë që e kanë pritur prej shumë kohësh.

10.   Kërkoni ndihmën e një profesionisti

Si prindër, ju shpesh arrini limitet tuaja. Në raste më ekstreme këshillohet përfshirja e një eksperti të jashtëm, i cili është i ndjeshëm ndaj nevojave specifike të fëmijëve tuaj për të arritur në një dietë më të përshtatshme dhe më të shëndetshme për fëmijët tuaj. Kështu, edhe suksesi do të jetë shumë më i lartë.

Ju ndoshta nuk e dini që ekzistojnë paketa sigurimi shëndeti për fëmijët tuaj, të cilat mbulojnë shpenzimet në rast se fëmija juaj sëmuret, shtrohet në spital apo kur dëmtohet pa dashje në shkollë.

Lidhuni me një kompani sigurimesh për të marrë më tepër informacion mbi këto sigurime. Kompanitë e sigurimeve do të hartojnë paketa sigurimesh duke i përshtatur me nevojat dhe buxhetin tuaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat