5.5 C
Tirana
Tuesday, November 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimi dhe projektet e reja për basketbollin shqiptar/ Ponari pret në Tiranë...

Zhvillimi dhe projektet e reja për basketbollin shqiptar/ Ponari pret në Tiranë Presidentin e FIBA Europe

Zhvillimi i basketbollit shqiptar, me fokusin mbi të gjitha projektet afatgjata për rritjen e të rinjve, sollën në Tiranë falë kreut të FSHB Avni Ponari, Presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa dhe Drejtorin e saj Ekzekutiv, Kamil Novak.

Është një nder që jemi këtu dhe arsyeja pse ndodhemi këtu është se ne duam t’ju tregojmë për suportin që FIBA ka për Federatën Shqiptare të Basketbollit, për shumë arsye. Por arsya kryesore është problemet që kanë shtetet e tjera të Europës.

 

Çdo verë basketbolli europian është përpjekur që të shtyjë zhvillimin e lojtarve të rinj dhe dua të them që një nga federatat më të suksesshme ishte ajo e Shqipërisë. Dhe çfarë dua të nënvizoj është pasioni dhe puna e zotit Ponari që ta mbajë federatën e basketbollit në një nivel shumë të lartë”, u shpreh kreu i FIBA Europe.

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari vuri theksin te përmirësimi dhe zgjerimi i basketbollit shqiptar, që përfshin edhe ndërtimin e infrastrukturës se re.

 

Ponari ndër të tjera evidentoi edhe basketbollin amator, ndërsa për të gjitha këto falenderoi Garbajosan.

 

Doja të falenderoja presidentin e FIBA Europe dhe Drejtorin Ekzekutiv të saj Kamil Novak për ardhjen dhe vizitën e tyre në Shqipëri. Për ne është një ditë e veçantë. Shpresoj që së bashku basketbolli do ketë të ardhme më të mirë me ju dhe natyrisht me këto që e udhëheqin basketbollin europian.

 

Ne folëm kryesisht për pjesëmarrjen e ekipeve të moshave në të gjithë kampionatet që realizohen në verë. Kemi shtatë vite që marrim pjesë me shtatë ekipe kombëtare. Do ta vazhdojmë atë me moshat më të ulta se U-16 pra U-14 dhe U-12 dhe mendoj që dhe vlerësimi që bën FIBA për Shqipërinë duke I dhënë jo një organizim po dy organizime gjatë këtyre pesë viteve. Kanë ardhur mbi 200 sportistë të huaj dhe kanë zhvilluar aktivitete në Shqipëri.

 

Shpresojmë që edhe e ardhmja do të jetë e kësaj natyre”, tha Ponarim

Presidenti i FSHB, Avni Ponari së bashku me kreun e FIBA Europe do të kenë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili njihet për pasionin që ka për këtë sport, por mbi të gjitha për të marrë mbështetje për projektet e reja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat