Republika e Kosovës feston këtë 17 shkurt 16-vjetorin e pavarësisë, një akt historik që në vitin 2008 kurorëzoi përpjekjet për liri dhe sovranitet.
Me këtë rast, qeveria e Kosovës ka zbuluar programin që do të shënojë këtë përvjetor dhe moton kryesore: “Kosovë, ne të dalim zot!”
Nuancat e qiellit që tregojnë paqen me të verdhën në mes që përcakton kufijtë e shtetit të Kosovës shpërfaqen në logon e re, të stampuar edhe në faqen zyrtare të qeverisë.
Programi nis më l14 shkurt me përurimin e librit nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe shtetndërtimi”.
Ceremonitë dhe homazhet kulmojnë në ditën e madhe më 17 shkurt, por aktivitetet janë planifikuar të vijojnë deri në nëntor gjatë javës kulturore.