Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë.
Makina e tyre është përplasur me një autoçisternë karburanti duke u shkaterruar dhe kthyer ne nje grusht hekurishtesh.
Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
Nga aksidenti i tmerrshëm ka mundur të shpëtojë vetëm djali 17-vjeçar i familjes.
Sipas mediave greke, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr shërbimin mjekësor pranë Spitalit të Lamias.