Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Bulevardin kryesor Vlorë – Skelë ku u përfshinë 4 automjete.
Një nga automjetet mendohet se ka bërë parakalim të gabuar duke shkaktuar edhe aksidentin.
Mësohet se, e plagosur ka mbetur një 60-vjeçare e cila ndodhet në spital si pasojë e një goditje të marrë në kokë.
Janë edhe 3 të plagosur më lehtë nga përplasja e 4 makinave, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekëve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet nga vendngjarja:
Lexo edhe: Qershia mbi tortë/ Oferta e SIGAL UNIQA: Përfito dyfish nga Sigurimi i Makinës