Një grabitje e armatosur e një autoblindi që transportonte para, ka ndodhur në mes të autostradës në Itali, në zonën e Sassari.
Të paktën 5 persona të armatosur bllokuan rrugën duke sulmuar autoblindin dhe dogjën disa automjete të tjera për të përmbushur skenarin e tyre.
Mes grabitësve dhe rojeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa 6 persona mbetën të plagosur.
I plagosur ka mbetur edhe një nga autorët e grabitjes.
Grabitësit u larguan me një kamionçinë dhe një Fiat që disa minuta më vonë u gjetën të braktisura, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Ndërsa policia italiane është në ndjekje të autorëve që grabitën autoblindin me para.