Infektimet e reja ditore po shënojnë çdo ditë kuota të paprekura më parë nga virusisi COVID-19 .
Të dhënat e analizuara në ISHP tregojnë se shtimet e infektimeve së fundmi kanë prekur të gjithë Shqipërinë dhe të gjitha grupmoshat por ritmet më të larta të infektueshmërisë i ka patur grupmosha pediatrike 0-14 vjeç.
ISHP nuk ka të dhëna diferencuese se cili nga variantet e ka shtuar peshën e sëmundshmërisë tek ata fëmijë që i drejtohen spitalit për trajtim mjekësore.
Specialistët e ISHP mendojnë se vala “Omrcron” është ende në ngjitje por pas rreth dy javësh ata parashikojnë qetësim të saj.
Mjekët apelojnë nënat me femijë të moshave pediatrike të bëjnë kujdes me monitorimin e simptomave tek fëmijët si dhe të kontaktojnë menjëherë mjekun pediatër për të filluar herët mjekimin.