11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i Sigurimeve/ Në Shqipëri dominon sigurimi i detyrueshëm, në Maqedoninë e...

Tregu i Sigurimeve/ Në Shqipëri dominon sigurimi i detyrueshëm, në Maqedoninë e Veriut rritet Sigurimi Privat i Shëndetit

Kompanitë e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut kanë paguar 35.163 dëme për sigurimet jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, nga të cilat policëmbajtësit kanë arkëtuar 31.5 milionë euro ose 20% se një vit më parë.

Rritja më e madhe e numrit të dëmeve të paguara është në kategorinë e sigurimeve shëndetësore private me 68% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kompanitë  kanë arkëtuar  35,163 dëme nga kompanitë e sigurimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kjo paraqet një rritje prej 15% të dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 kompani të sigurimit për sigurime jo-jetë, policëmbajtësve ose personave të siguruar u kanë paguar një vlerë totale të dëmeve prej 1,94 miliardë denarë (31,5 milionë euro). Çka do të thotë 20% më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Rritjen më të madhe të numrit të dëmeve të paguara e ka regjistruar sigurimi i Shëndetit Privat.

Në periudhën janar – qershor të këtij viti janë paguar 9144 dëme, të mbuluara nga kontratat e sigurimit dhe kjo përbën 68% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Personat e siguruar me shëndet privat kanë arkëtuar 92,6 milionë denarë ose 1,5 milionë euro.

Në sigurimin e pasurisë janë paguar 4022 dëme në gjashtë muaj. Kjo përbën 3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shuma totale e këtyre dëmeve arrin në 292,1 milionë denarë ose 4,75 milionë euro.

Në klasën më masive të sigurimit vullnetar, sigurimet nga aksidentet, për gjashtë muajt e parë janë paguar 3573 dëme, ndërsa vlera që kompanitë e sigurimit  kanë paguar te klientët është 249,4 milionë denarë ose 4,05 milionë euro.

Sa i përket sigurimit KASKO janë paguar 3661 dëme ose 3% më pak se vitin e kaluar. Ndërsa vlera arrin në 224,1 milionë denarë ose 3,6 milionë euro.

Siç pritej, numri më i madh i dëmeve të paguara është në sigurimin e detyrueshëm të automjeteve TPL ku janë paguar 13603 dëme, 19% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vlera e dëmeve të paguara në këtë klasë të sigurimit për këtë periudhë është 875,9 milionë denarë ose 14,24 milionë euro.

Raporti i Plotë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat