17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjike në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

Tragjike në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

 

Fatkeqësisht dy persona, nënë e bir kanë ndërruar jetë.

 

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

 

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

 

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.

 

Shkak për ngjarjen dyshohet një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.

 

Megjithatë një ekip ekspertësh po kryejnë veprimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë, mbrojtje për të ardhmen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat