16.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjike/ Digjet autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut. Vdesin 46 persona,...

Tragjike/ Digjet autobusi me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut. Vdesin 46 persona, mes tyre 12 fëmijë

Një aksident tragjik është shënuar në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi, kanë ndërruar jetë të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Për këtë ngjarje të rëndë, një reagim ka ardhur nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Ai thotë se në këtë kohë të vështirë, Bullgaria solidarizohet me Maqedoninë e Veriut. Më tej ai shkruan, se dhjetëra jetët e humbura është një dhimbje e madhe për dy vendet vëllazërore.

Lexo edhe: Lista e emrave/ Ja personat që udhëtonin në autobusin që u dogj nga flakët

Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, thuhet në ngushëllimet e presidentit bullgar Radev.

 

Vlen të përmendim këtu se në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit, ose një defekt teknik në mjet.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare.

Gabim i shoferit ose problem i papritur teknik i autobusit janë shkaqet e mundshme të aksidentit në të cilin humbën jetën së paku 46 persona”, tha drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov.

Село Боснек (23 ноември 2021) При тежък пътен инцидент с автобус загинаха 46 човека. Произшествието е станало на магистрала “Струма” малко след 2.00 ч. тази нощ, близо до село Боснек. Жертвите са чужди граждани, а автобусът е пътувал в посока към Република Северна Македония. Седем души са спасени и са откарани в “Пирогов”.
Пресфото – БТА снимка: Минко Чернев (ЕД)

Reagimi i Edi Ramës:

S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje

Reagimi i Olta Xhaçkës:

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat