Përdorimi në masë i internetit, mbi të gjitha nga celulari, na e ka lehtësuar jo pak jetën.
Mjafton një klikim dhe secili prej nesh mund të paguajë detyrimet mujore, faturat e energjisë, ujit, telefonisë etj. Madje mund të paguajmë edhe gjobat.
Duke ecur paralel me këto zhvillime, Fondi më i madh i Pensioneve Vullnetare në Shqipëri, Fondi SIGAL prezantoi për klientët e tij mundësinë e anëtarësimit online përmes LINKUT ndërsa nga sot ju mund të paguani kontributet tuaja në fondin më të madh të pensioneve pa qenë nevoja të paraqiteni në zyrat e tij, por duke përdorur aplikacionin “e-banking”, “payser” ose “POK”.
LEXO EDHE: Fondi SIGAL vjen me lehtësira/ Tani mund të hapni edhe online llogarinë tuaj të pensionit
E-Banking është sistem online për kryerjen e shërbimeve bankare. Kjo ju kursen kohë, është i sigurtë dhe shumë efikas.
Ky shërbim qasje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, kudo që të ndodheni.
Ky shërbim ofrohet pa asnjë kosto transferte ndërsa secili prej jush që vendos të kontribuojë për të ardhmen e tij ose të fëmijëve të tij përfiton interesa të larta investimi në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL.
Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është fondi më i madh në Shqipëri, bazuar në numrin e aseteve.
Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2022, tregonte se Fondi SIGAL ze 45% të tregut.
Sipas AMF, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.
Burimi AMF
LEXO EDHE: 45% të totalit të aseteve, raporti i AMF: Fondi SIGAL, lider në tregun e pensioneve private
Niveli i ulët i pensionit shtetëror në Shqipëri ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.
Ky i fundit, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.
Kjo ka bërë që gjatë gjithë ekzistencës së saj në treg, të ruajë vendin e parë në treg.
Për çdo informacion apo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
Tel: +35544511666
Email: [email protected]
Fondi SIGAL, e Ardhmja jonë së bashku!