16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës.
Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
3 banesa në njësinë administrative Ostren
3 banesa në njësinë administrative Gjoricë
1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.
Sot, në orën 08:10 një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi zonën e Dibrës.
Dridhjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndjerë shumë në fshatrat e Bulqizës.
Po ashtu tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë dhe Elbasan.