Instituti i Aktuarëve i ka bërë thirrje dje qeverisë, bizneseve dhe siguruesve në Australi që të bashkëpunojnë me qëllim për të adresuar hendeqet e rëndësishme në sigurime kundër sulmeve kibernetike, të cilat tashmë i kanë kushtuar ekonomisë australiane miliarda dollarë.
Aktuarët kanë analizuar vulnerabilitetin e organizatave, nga SME-të (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) tek korporatat e mëdha, dhe rolin e sigurimit kibernetik në vendosjen e standardeve më të mira të praktikës për të marrë veten pas sumeve kibernetike si pjesë e kuadrit për menaxhimin e risqeve.
Në vlerësimin e tyre për humbjet ekonomike, dokumenti i Aktuarëve vë re se, vetëm 20% e SME-ve kanë sigurim kibernetik krahasuar me 35% deri në 70% të oragnizatave më të mëdha. Në vitin 2021, 75% e sulmeve kibernetike ishin mbi kompanitë me më pak se 1,000 njerëz.