Kërkuesit vunë re një rritje të këtyre sulmeve në zemër në fillim të javës, me nivel më të lartë të hënën.
“The Independent” shkruan se kishte gjithashtu norma më të larta se sa pritej të dielën, sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Mançester.
Shkencëtarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë plotësisht këtë fenomen.
Studimet e mëparshme sugjeruan se sulmet në zemër kanë gjasa të ndodhin më shumë të hënën për shkak të ritmit kardiak, gjumit dhe ciklit të zgjimit.
Sipas një fondacioni britanik, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 30 mijë shtrime në spital si pasojë e infarkteve të miokardit.
Kjo sëmundje kërkon vlerësim urgjent dhe trajtim për të minimizuar dëmtimin e zemrës. Zakonisht kryhet një procedurë për rihapjen e arteries koronare të bllokuar.
“Ne kemi gjetur një lidhje të fortë statistikore midis fillimit të javës së punës dhe incidencës së sulmeve STEMI. Kjo është thënë edhe më parë, por qëndron ende një kuriozitet”, tha kardiologu Jack Laffan, i cili udhëhoqi studimin e Kolegjit Mbretëror në Irlandë.
LEXO EDHE: Rriten të sëmurët me zemër/ Mos u shqetësoni! SIGAL ka zgjidhjen e duhur për ju