-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët po lindin më pak fëmijë/ INSTAT: Popullsia po shkon drejt plakjes

Shqiptarët po lindin më pak fëmijë/ INSTAT: Popullsia po shkon drejt plakjes

Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes! Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë të 2021 është 5,993 duke shënuar një rënie me 10,6% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020.

Sipas qytetarëve, çiftet e reja kanë frikë të sjellin në jetë një bebe, pasi kushtet ekonomike janë kundra dëshirës së tyre.

Bonusi i bebes prej 40 mijë Lekësh, nuk i ka nxitur çiftet e reja të krijojnë familje të mëdha. Sipas Numbeo-s, kostos e jetës në Tiranë për një familje prej 4 anëtarësh afërsisht janë 178,033 mijë Lekë, ndërkohë që paga mesatare e një individi në Shqipëri është 56,7 mijë Lekë.

Pra, të dy prindërit në total arrijnë të sigurojnë 113,4 mijë Lekë, familjet shqiptare marin 60 mijë lekë më pak se sa të ardhurat që i duhen për të mbuluar shpenzimet mujore.

Sipas sociologut Zyhdi Dërvishi, shteti duhet të rihartojë politikat mbështetëse për çiftet e reja.

Pa rini nuk ka jetë. Shifra janë alarmante shteti duhet të mendojë për nënat e reja. Duhet t’i mbështesë ato gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas. Duhet të dimë diçka se për femrën shqiptare shkolla e lartë është bërë 5-vjeçare, që do të thotë ajo hyn e madhe në tregun e punës dhe si fillim keqpaguhet ç’ka e bën atë të ketë frikë të krijoj familje. Femra shqiptare duhet mbështetur, ekonomi i bën çiftet e reja te kenë frikë të krijojnë familje”, thotë sociologu.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat