Një banesë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të të mërkurës në fshatin Zezë të Krujës.
Policia bën me dije se banesa është në pronësi të A.K ndërsa raportohet vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.
Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarje të tilla, me kosto të mëdha për secilin prej nesh, na risjellin në vëmendje nevojën për të patur Sigurimin nga Zjarri.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
Çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.
Si funksionon sigurimi nga zjarri?
Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar. Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin. Verifikoni identitetin e tyre kur ata të mbërrijnë, duke qenë se, mashtrimet nuk janë të pazakonshme dhe ta shoqëroni vlerësuesin e dëmeve nëpër pronën tuaj për t’u siguruar që ata të shikojnë dhe regjistrojnë çdo gjë. Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.
Sigurimi nga zjarri për bizneset
Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtese nga Ndërprerja e biznesit.
A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?
Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.
Lexo edhe: “Monitor”: 13.6 milionë euro në 9 muaj, shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA për sigurimin e pronës