Autoriteti i Mikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë të dhënat e 7-mujorit të 2021 për tregun e sigurimeve.
Sipas AMF, në periudhën janar-korrik 2021 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 18.62%, krahasuar me janar-korrik 2020.
Vëllimi i primeve të shkruara bruto është rritur me 1,716,369 mijë lekë duke arritur shifrën 10,936,109 mijë lekë.
“Numri i kontratave arriti në 601,474 duke shënuar një rritje me 14.71% krahasuar me janar-korrik 2020”, thotë AMF në raportin e saj.
Ndërkohë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë lidere e tregut shqiptar për të gjitha llojet e siguracioneve:
Në SIGURIMIN E JETËS, duke zotëruar 56.2% të tregut.
Në SIGURIMIN E JO JETËS, duke zotëruar 26.5% të tregut.
Në SIGURIMIN E PRONËS, duke zotëruar 43% të tregut.
Në SIGURIMIN E AKSIDENTEVE DHE TË SHËNDETIT, duke zotëruar 42% të tregut.
Dëmet e paguara nga SIGAL UNIQA gjatë vitit 2020:
Motorrike – 655,017,023 Lekë
Shëndet – 230,292,896 Lekë
Pasuri – 761,396,554 Lekë
Totali – 1,646 Miliard lekë
Ndërsa dëmet e paguara Janar-Korrik 2021, po sipas AMF, janë në vlerën e mbi 985 milionë Lekëve.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria