14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shëndeti në Udhëtim"/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan...

“Shëndeti në Udhëtim”/ 68% e shqiptarëve zgjedhin SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme

Pas dy viteve të vështira në pandemi, shqiptarët kanë nisur të udhëtojnë jashtë vendit. Kjo falë edhe zbutjes së masave që kanë aplikuar shtetet fqinje dhe jo vetëm.

Kjo gjë vihet re edhe në raportin e AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-shkurt 2022 ku produkti i sigurimit “Shëndeti në udhëtim” ka shënur një rritje domethënëse, 67.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

LEXO EDHE: Rriten dëmet e paguara/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL-it edhe jashtë Shqipërisë

Dominimi i kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria në këtë produkt është shumë i dukshëm.

Me 68% të totalit, SIGAL le shumë pas 7 kompanitë e tjera që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve të Jo-Jetës.

Kjo shifër e lartë lidhet edhe me cilësinë e produktit dhe seriozitetin e SIGAL UNIQA-s karshi klientëve të saj.

Për më tepër, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

LEXO EDHERasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim” dhe Siguracionit anti-COVID, SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, shërbimit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje”.

LEXO EDHE: “Në çdo kohë, në çdo vend e për çdo moshë”/ TeleShëndet, përse më shërben dhe pse e sygjeroj këtë shërbim

Produkte të tilla, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon jo vetëm në shifra por edhe në perceptim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat