15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziqet fiskale nga kontratat koncesionare, Shqipëria e treta në botë

Rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare, Shqipëria e treta në botë

Shqipëria renditet e treta në botë pas Brazilit dhe Perusë për rreziqet fiskale, që burojnë nga ndërprerja e kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat (PPP), analizon një studim i fundit i Bankës Botërore “Zbutja e rreziqeve nga llogaritë jashtë treguesve fiskale”.

Banka vë në dukje se nga vendet në studim rreziqet fiskale nga ndërprerja e hershme e PPP-ve aktive janë më të lartat në Brazil, Peru dhe Shqipëri me referencë vitin 2020. Rreziqet fiskale nga portofoli i PPP-ve llogaritet nga 0.87-2.78 për qind e PBB-së në Brazil, 0.44-1.19 për qind në Peru dhe 0,44–1,17 për qind në Shqipëri (shiko grafikun në fund).

Banka Botërore këshillon se këto shifra përfaqësojnë shumën, se sa për qind të PBB-së e vitit 2020, qeveritë duhet të lënë mënjanë sot si një fond emergjence për të mbuluar humbjen maksimale të pritshme gjatë gjithë periudhës së kontratave.

Ndërprerjet e parakohshme të PPP janë më të rralla se rinegocimet, por kostot e tyre fiskale priren të jenë më të mëdha. Në Meksikë, anulimet e rrugëve me pagesë krijuan një kosto të konsiderueshme për thesarin dhe ndikuan në rritjen e borxhit me 1.6 për qind të PBB-së në 1997.

Sakaq qeveria në Indi pagoi 2.4 miliardë dollarë për projektin e anuluar të energjisë “Dabhol” në vitin 2001. Banka Botërore vlerësoi rrezikun e kontratave koncesionare PPP nëpërmjet tre skenarëve, të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Në skenarin e ulët, qeveria mbulon 79.3 për qind të borxhit të PPP-së rast përfundimi të parakohshëm. Në këtë rast qeveria nuk mbulon humbjen e kapitalit të privatit, por vetëm kapitalin e vet në PPP.

Rreziqet nga kontratat koncesionare PPP, Shqipëria e treta në

Në skenarin e mesëm, qeveria mbulon të gjithë borxhin dhe kapitalin privat, duke garantuar kështu financimin total të projektit. Vlera është e barabartë shumën e investimit të akumuluar në PPP.

Në skenarin e rrezikut të lartë qeveria e kompenson privatin për 150 për qind e kapitalit që investoi në projekt, në përputhje me kushtet e kontratës të përdorura në disa vende, si India.

Banka botërore sugjeron se Shqipëria duhet të ruajë një kontigjencë në buxhet me vlerë 1.1 të PBB-së për të mbuluar problemet që mund të vijnë nga ndërprerjet e parakohshme të kontratave koncensionare me PPP.

Fondi i kontigjencës duhet të rishikohet çdo vit edhe në varësi të përfundimit të kontratave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat