Pensionistët do të marrim 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, akti normativ i cili parashikon bonusin prej rreth 3.5 miliardë lekës do të miratohet në qeveri.
Sipas shifrave më të fundit, numri i pensionistëve që përfitojnë bonusin është rreth 669 mijë persona.
Lexo edhe: ‘Qeveritë shkojnë e vinë, pensionet në vend rrinë’/ Pensionistja: Nuk mbushim dot as një dhëmballë
Ashtu sikurse çdo vit, ndarja e shpërblimeve do të behet sipas një skeme që do të përcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në mënyrë që të mos krijohen radhë.
Zakonisht për pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave tregtare, në datën e pagesës së pensionit, do iu transferohet edhe masa e shpërblimit.
Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve.