Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi ditën e sotme se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje më datë 30 mars 2022 deri më datë 1 prill 2022, moti në gjithë bregdetin shqiptar do të përkeqësohet.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit do të arrijë në 2.50 deri 4.00 m, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.
Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i mjeteve të peshkimit.
Moti pritet të përmirësohet më datë 1 prill 2022, pas orës 22:00.
LEXO EDHE: Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër