8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPandemia dhe tërmeti, ndikimi në tregun e Sigurimeve

Pandemia dhe tërmeti, ndikimi në tregun e Sigurimeve

Qytetaret shqiptarë duket se u ndërgjegjësuan sa i përket sigurimit të pronës dhe sigurimit të shëndetit pas ngjarjeve madhore si tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia. Por kjo tendencë nuk ka zgjatur shumë, shprehen ekspertët e sigurimeve.

Në një intervistë për Radio Ejani, lidhur me tregun e sigurimeve, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë Mimoza Hajdarmataj thotë se pavarësisht rritjes së lehtë që është shënuar vijon të jetë i njejti trend, dominimi i tregut të sigurimeve jo-jetë, krahasuar me tregun e sigurimeve të jetës.

Përsa i përket ecurisë që tregu i sigurimeve ka njohur gjatë kësaj periudhe, le të themi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sapo ka publikuar edhe raportin për zhillimin e tregut të sigurimeve për periudhën janar-gusht 2021. Nëse analizojmë shifrat e përgjithshme të këtij tregu rezulton se ka pasur një rritje diku tek 19,20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Megjithatë përsa i përket tregut të sigurimeve vazhdon të mbetet i njëjti trend i viteve të mëparshme që është dominimi i tregut të sigurimeve jo-jetë, krahasuar me tregun e sigurimeve të jetës. Pra, i gjithë tregu i sigurimeve në vendin tonë është i ndarë: rreth 93% e mbulon tregu i sigurimeve jo- jetë dhe 7% është tregu i sigurimeve jetë”, thotë Hajdarmataj.

Kompanitë e Sigurimeve në vend vazhdojnë të jenë të pakënaqura për ndërgjegjësimin e konsumatorëve në sigurimin vullnetar.

Pas dy fenomeneve, tërmeteve të 2019 dhe pandemisë, u vu re një rritje e lehtë por përsëri shifrat tregojnë të njëjtat nivele. Një periudhë kishte një rritje të numrit të kontratave nga qytetarët edhe për sigurimin e pronës edhe për sigurimin e shëndetit, por nuk u reflektua gjatë gjithë vitit në të njëjtin ritëm, pavarësisht se kompanitë kanë hedhur paketa shumë të pranueshme qoftë për sigurimin e pronës, qoftë edhe për sigurimin vullnetar të shëndetit në kohën e Covid. Nuk janë reflektuar pritshmëritë e kompanive të sigurimit”, shprehet Hajdarmataj.

Sa i përket pagimit të dëmeve, përfaqësues të kompanive thonë se kanë vepruar në kohë.

Në qoftë se do të analizonim edhe ecurinë e pagesës së dëmeve nga kompanitë, ashtu si edhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, mbikqyrës dhe rregullator i tregut edhe për sigurimet, mund të themi që kompanitë e sigurimit kanë qenë për t’u përshëndetur përsa i përket pagesave të dëmeve. Menjëherë pas tërmetit, kjo është vërtetuar në të gjitha statistikat, pagesat e dëmeve që u janë bërë të gjithë kontratmbajtësve për sigurimin e pronës, që pësuan dëme nga tërmeti”, bën të ditur Hajdarmataj.

Ajo thotë për Radio Ejani se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurimet në transport, rregullorja që ka miratuar AMF, regjistri për dëmet, mënyra e raportimit etj kanë reflektuar në punën e kompanive të sigurimeve përsa i përket pagesave të dëmeve.

Këtë e reflekton dhe raporti i fundit. Ka një rritje dhe në dëmet e paguara janar-gusht 2021 prej 4.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Vit pas viti çdo kompani ka një performancë të mirë përsa i përket pagesës që i bëjnë dëmeve, numri i kontratave që regjistrohen sepse është një shifër që matet nëpërmjet regjistrit elektronik të dëmeve që AMF disponon ku çdo kompani hedh çdo dosje sapo vjen një kërkesë për dëmshpërblim”, saktëson ajo.

Lexo edhe: SIGAL UNIQA, kompania lider në tregun e sigurimeve/ Publikohet raporti i AMF

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat