Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, sipas nëndrejtorit të Institut të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, por mund të ndryshojë nga varianti Omicron, edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë rast të regjistruar.
“Ne bëjmë dërgimin e mostrave në një sasi të kufizuar sepse të tilla janë kontratat që kemi dhe shpresojmë që të arrijmë të identifikojmë sa më shpejt. Ky variant do të arrijë, në mos ndoshta ka arritur në vendin tonë. Kemi një situatë të stabilizuar, deri diku një tendencë e vogël rënieje. Është deri diku një situatë e menaxhueshme dhe relativisht e qetë”.
Lexo edhe: Dy vite COVID-19
Sipas Ulqinakut, varianti i ri i koronavirusit është bërë mbizotërues në disa shtete europiane. Madje në Angli aktualisht 40% e rasteve të identifikuara janë me Omicron. Ndërkohë që simptomat e shfaqur nga ky variant deri më tani janë më të lehta.
“Omicron është duke ardhur vërdall ën vendet europiane, madje në disa ka përshpejtuar dominancën e variantit Delta kështu që mund të gjendemi shmë shpejt para një situate të re epidemiologjike. Shpejtësia e përhapjes së këtij varianti është 2-3 herë se sa Delta”.
Gjatë një interviste për Klan News Ulqinaku tha se nëse edhe në dy javët në vijim do të ketë ulje të kurbës së infeksioneve, autoritetet shëndetësore mund të lehtësojnë masat anti-covid për festat e fundvitit.
/Klan News