Numri i vdekjeve ditore në të gjithë botën nga Covid-19 është në pikën më të ulët, që nga nisja e pandemisë.
Në javën e fundit, mesatarja e vdekjeve ditore në të gjithë botën ka qenë 2813, më e ulëta që nga 28 marsi i vitit 2020. Ekspertët theksojnë se statistika të tilla janë një lajm shumë i mirë. Sipas tyre, shkak është vaksinimi i popullsisë dhe variantet e reja më të dobëta që po qarkullojnë aktualisht.
Mesatarja e vdekjeve ditore, në pikun e pandemisë, arrinte deri në 14 500 viktima në ditë (janar 2021).
Deri më sot, janë konfirmuar rreth 6,2 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën, gjatë dy viteve të para të pandemisë. SHBA mbajnë rekordin (990 000 viktima), të ndjekur nga Brazili (660 000), India (520 000) dhe Rusia (365 000).