Mbretëresha Elisabeta e II ka anuluar festen Krishtlindjeve tradicionale që mban çdo vit në Sandringham në Norfolk, pas situatës shqetësuese të infekitimeve në rritje të variantit Omicron.
Monarkia do të qëndrojë në Windsor ku do t’i bashkohen anëtarët e familjes mbretërore.
Ndihmësit e Pallatit të Buckingham e përshkruan këtë si një vendim personal të mbretëreshës.
Është viti i dytë që pandemia sjell anulimin e udhëtimit të Krishtlindjeve të Mbretëreshës në Sandrigram.
Javën e kaluar Mbretëresha njoftoi se nuk do të organizonte drekën me familjen e saj para Krishtlindjeve.
Edhe kjo në përgjigje të shqetësimeve për përhapjen e variantit të ri Covid. Nuk dihet se cilët anëtarë të familjes do ta vizitojnë Mbretëreshën në Windsor për Krishtlindje, por një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se do të zbatohen “të gjitha udhëzimet e duhura”.
Mësohet se Downing Street ishte informuar për vendimin, por nuk ishte përfshirë në diskutimin e tij.
Në vjeshtë, Mbretëresha u tërhoq nga një sërë ngjarjesh publike, duke përfshirë samitin e klimës COP26 në Glasgow dhe shërbimin e së Dielës së Përkujtimit, për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Ndryshimi i fundit i planeve nënkupton mungesën e pjesëmarrjes se saj në Meshën Krishtlindjes.