Një automjet ka dalë nga rruga në Krastë të Krujës ku nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Sipas News 24, të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe: Vjedhje të përsëritura, mënyra më e mirë për të mbrojtur makinën
Ngjarje të tilla na risjellin në vëmendje nevojën që kemi për të siguruar jo vetëm automjetin, por edhe shëndetin dhe jetën.
Siguracioni nuk i parandalon ngjarjet aksidentale por i kompesonn finaciarisht ato.
Sigurimet e detyrueshme motorike historikisht kanë dominuar strukturën e dëmeve në sigurime, ashtu si edhe atë të primeve. Përjashtim bëri vetëm viti i kaluar. Kjo erdhi sidomos për shkak të rritjes së dëmeve në sigurimet e pronës, të lidhura direkt me tërmetin e nëntorit 2019, por pjesërisht edhe për shkak të më pak dëmeve të ndodhura në sigurimet motorike, veçanërisht në periudhën e kufizimeve drastike të lëvizjes së mjeteve.
Lexo edhe: Sigurimet/ Dëmet nga aksidentet rriten me 43%, ja kompania që paguan më shumë