Një aksident tragjik u regjistrua në aksin Librazhd-Prrenjas mbrëmjen e djeshme.
Një automjet në të cilin ndodheshin katër të rinj është aksidentuar.
Automjeti drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli i cili ka humbur kontrollin e “Benz-it” dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Ura e Dragostunjës.
Si pasojë ndërroi jetë 18-vjeçari Dorian Belba, pasagjer. Të plagosur mbetën gjithashtu drejtuesi i mjetit, dhe dy pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani dhe Janikos Shyti.
LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, një i vdekur dhe pesë të plagosur