Finalja e veprimtarisë së përbashkët të basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, “LIGA UNIKE Lajthiza”, Trepça-Golden Eagle Ylli, u mbyll me fitoren e skuadrës nga Mitrovica.
Sfida e luajtur në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë u nis më mirë nga Ylli, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 8 pikë epërsi, 19-11.
Ndërsa pjesa e parë përfundoi me epërsinë e minimale prej vetëm 1 pike të skuadrës së Yllit 34-33.
Por Ylli do të dalë një skuadër më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 18-13, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 6 pikë epërsi, 52-46.
Por 10-minutëshi i katërt dhe i fundit ka parë skuadrën nga Mitrovica të mos dorëzohet dhe të luftojë deri në fund, pasi e ka fituar atë, 21-14, dhe gjithë ndeshjen 67-66, duke siguruar kështu triumfin në finalen e Ligës Unike në basketboll për meshkuj.
Trepça i bashkohet kështu Yllit dhe Pejës si një nga fitueset e këtij kompeticioni.
LEXO EDHE: “LIGA UNIKE, një ëndërr”/ Ponari: Qeveria të mbështesë basketbollin