Viti 2024 ka nisur me reshje të pakta dhe vranësira por me temperatura të larta.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, të shtunën pritet që temperaturat maksimale të arrijnë deri në 20°C .
Dita e dielë pritet të sjellë reshje në të gjithë territorin e vendit.
Sipas meteorologëve, pas datës 10 Janar do të vijë i ftohti polar.
LEXO EDHE: Me “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në çdo moment, pa u shqetësuar për vendndodhjen apo orën
Gjithësesi, meterologët parashikojnë se ky dimër do të jetë i ngrohtë në krahasim me ata të viteve të mëparshme dhe ditët e ftohta me temperatura ekstreme do të jenë të pakta.
“Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, do të shprehej sot në një intervistë televizive meteorologu Hakil Osmani.
LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”