11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Inteligjenca artificiale në tregun e sigurimeve, evolucion apo revolucion?"

“Inteligjenca artificiale në tregun e sigurimeve, evolucion apo revolucion?”

Të hënën, më 11 shtator, zhvillohet në Ljubanë konferenca me titull “Inteligjenca artificiale në sigurime – evolucion apo revolucion?”, organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Sllovenisë.

Konferenca do të fokusohet në inteligjencën artificiale dhe rolin e saj në industrinë e sigurimeve, duke shqyrtuar zhvillimet më të fundit.

Një nga pyetjet që konferenca do të përpiqet të gjejë një përgjigje është: Si po ndryshon inteligjenca artificiale rregullat e lojës së sigurimeve?

Inteligjenca artificiale po përdoret nga siguruesit për të zhvilluar produkte të reja, në optimizimin e proceseve, po ndihmon kompanitë e sigurimeve në identifikimin e sjelljes së klientëve dhe faktorët e tyre të rrezikut por ndihmon edhe në identifikimin e objekteve gjë që e bën më të lehtë vlerësimin e dëmeve.

Një temë tjetër që do të diskutohet në konferencë është edhe: A do të zëvendësojë inteligjenca artificiale disa profesione tradicionale në industrinë e sigurimeve? A do të zëvendësojë agjentin, vlerësuesin e humbjeve dhe aktuarin?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat