Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale bëri të ditur se, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Sipas ARRSH-së, reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
Njoftim i plotë i ARRSH mbi gjendjen e akseve nacionale:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Reshje dëbore ka pasur në: Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë-Leskovik, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Tamarë-Vermosh, Dedaj-Razëm, Bogë-Theth, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.
Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Lexo edhe: Kompanitë e sigurimeve 6.7 miliardë lekë dëme gjatë 2021, asnjë kompani nuk ka paguar sa SIGAL UNIQA
Lexo edhe: I ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO