Nën kërcënimin e mutacionit “Omicron” dhe “Flurona”-s që është kombinimi i gripit me koronavirusin, njerëzit në mbarë botën po nxitojnë të vaksinohen.
Varianti i ri i koronavirusit ka alarmuar qeveritë, ekspertët dhe qytetarët, pasi vaksinimi është arma kryesore kundër pandemisë, siç kanë theksuar vazhdimisht shkencëtarët.
Cilat vende po e fitojnë bastin e vaksinimit?
Sipas “Our World In Data”, ekziston një hartë interaktive që tregon se cilat vende janë në rrugën e duhur për të vaksinuar plotësisht 70% të popullsisë së tyre deri në mesin e vitit 2022. Parashikimet bazohen në mbulimin e fundit të vaksinimit të secilit vend dhe numrin e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht në 14 ditët e fundit.
– Blu e thellë janë vendet me mbi 70% tashmë të vaksinuar plotësisht.
– Me të kuqe janë ato vende që nuk janë në rrugën e duhur për 70% të të vaksinuarve plotësisht.
– Me blunë e zbehtë janë vendet që janë në rrugën e duhur për 70% të të vaksinuarve plotësisht.
– Në të bardhë është për vendet ku nuk ka të dhëna.
Po ku ndodhet Shqipëria?
Pozicioni i Shqipërisë në hartë është me ngjyrë të kuqe, kategori ku futen vendet që nuk janë në rrugën e duhur për të vaksinuar 70% të qytetarëve deri në mesin e vitit 2022.
Ndër vendet “e kuqe” gjithashtu janë Polonia, Hungaria, Rumania dhe Ukraina, ndërsa Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet që kanë vaksinuar tashmë më shumë se 70%. Të dhënat janë përditësuar deri të martën, 4 janar.
Lexo edhe: Rekord infektimesh me Covid në Shqipëri/ SIGAL UNIQA pranë jush me produktet më të mira