14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro qëndron konstant, rimëkëmbet dollari/ Këmbimi valutor për këtë fundjavë

Euro qëndron konstant, rimëkëmbet dollari/ Këmbimi valutor për këtë fundjavë

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht por duke regjistruar një rënie nga fillimi I javës deri këtë të premte teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe është shitur me 106.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq e ka mbyllur këtë javë në kuota relativisht konstante duke qëndruar në nivelin e 114 lekë pas disa ulje-ngritje të vazhdueshme duke u blerë sot me 114 lekë dhe duke u shitur me 114.6 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu e ka kaluar nivelin e 114 lekë këtë të premte teksa e ka mbyllur këtë periudhë 7-ditore pozitivisht pasi blihet sot me 114.3 lekë dhe shitet me 115.3 lekë në raport me dje.

Paundi britanik qëndron në nivele pozitive edhe ai këtë mëngjes teksa është blerë sot me 128.8 lekë dhe është shitur me 130 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke rikuperuar pikë nga dita e enjte.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat