Shqipëria është kualifikuar në Europianin 2024, i cili do të mbahet në Gjermani.
I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria mori atë që i nevojitej duke siguruar matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.
LEXO EDHE: Rishkruhet historia! Shqipëria për herë të dytë në një Europian
Me përfundimin e ndeshjes në Moldavi në Shqipëri e kudo ka shqiptarë nisi festa. Ndërsa nuk kanë munguar as urimet nga personalitetet e fushave të ndryshme.
Një prej tyre është edhe ai i Avni Ponarit, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares dhe FSHF-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponari shpreh lumturinë e tij për këtë arritje ndërsa premton se kompania që ai drejton do të vijojë të mbështesë fuqimisht Kombëtaren.
“Urime Shqipëri! Ja dolëm sërish
Djemtë e Kombëtares shkruajnë sërish historinë teksa për herë të dytë do të jenë pjesëmarrës në finalet e një Europiani.
Një arritje e madhe falë punës së futbollistëve, stafit teknik, trajerit Sylvinho por edhe Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit Armand Duka.
Si tifoz i Kombëtares por edhe si Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve, sponsor zyrtar i Kombëtares prej më shumë se 7 vjetësh, 17 Nëntori 2023 do mbahet mend gjatë!
Çfarë gëzimi! Çfarë krenarie! Faleminderit djema“, shkruan Avni Ponari në postimin e tij.
Z.Ponari njihet për pasionin e tij për Sportin.
Përveç se President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, kompania e themeluar prej tij është sponsor gjeneral edhe i Përfaqësueses Dardane, i Superligës së Futbollit të Femrave dhe SIGAL Prishtinës në Kosovë por edhe Vllaznisë në Shqipëri.