Një ngjarje e rëndë ëhstë shënuar në Holandë, ku nje tren ka dalë nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa në gjendje të rëndë pasi treni doli nga shinat.
Raportohet se aksidenti është shkaktuar pasi njëqë tren është përplasur me një makinë ndërtimi që ndodhej më shinat hekurudhore.
Rreth 60 persona ishin në bordin e trenit, siç njoftuan më herët autoritetet holandeze. Deri më tani nuk dihet ende se përse n jë makineri ndërtimi ndodhej në linjën hekurudhore.
Përplasja ndodhi në orën 3:25 të mëngjesit pranë fshatit Voorschoten midis Hagës dhe Leidenit.