Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mototoçikletës, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtuj aksidenti.