Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë ku një drejtues motori në tentativë për të mos shtypur lopën që i preu rrugën, ka humbur kontrollin dhe është përplasur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit dhe është nisur drejt Traumës, në Tiranë.
LEXO EDHE: Më shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar më shumë gjatë 2022-shit