Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Shkumbinit.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi duke bërë që mjeti të përfundojë në lumë.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është nxjerrë dhe nuk ka viktima. Në vendin e ngjarjes ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit.