Një person ka humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën Thumanë – Fushë-Krujë.
I vdekur ka mbetur një prej drejtuesve të dy makinave që u përfshi në përplasje.
Aksidenti ishte shumë i fortë, sa që u desh ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses për të nxjerr personat që ndodheshin brenda makinave.
LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara
Policia po heton për shkakun e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se arsyeja është bërë parakalimi i gabuar.
Drejtuesi i makinës tip “Golf” mendohet se ka bërë parakalim të gabuar, ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i makinës tjetër.
Rruga Thumanë – Fushë-Krujë është një prej akseve me numrin më të lartë të vdekjeve në aksidentet rrugore në Shqipëri.
LEXO EDHE: Janar-Shkurt/ 184 aksidente rrugore dhe 32 viktima. Qarqet më problematike