Në një kohë kur çmimet njohin vetëm rritje dhe jetesa është bërë më e vështirë, a mjafton pensioni shtetëror për të shtyrë muajin?
Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (www.issh.gov.al ) masa e pensioneve mesatare të pleqërisë në qytet është 155 mijë lekë në muaj, ndërsa masa mesatare e pensioneve në fshat është 88 mijë lekë.
Të ardhurat totale nga pensionet e pleqërisë (duke përfshirë kompensimin për energjinë elektrike, për ushqimin dhe për të ardhurat minimale të pensionistëve) është 170 mijë lekë ndërsa pensioni i pleqërisë në fshat është 93 mijë lekë.
A mjafton kjo shumë për të përballuar jetesën sot? Po nesër a do të mjaftojë? Mendo!!!
Cilat janë disa nga zgjidhjet e mundshme?!
Një ndër to është investimi në një fond privat pensioni.
Çfarë është pensioni privat?
Fondet e pensioneve private janë të linçensuara konform legjislacionit të shtetit Shqiptar dhe janë të garantuara. Përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disafish më të lartë sesa pensioni shtetëror.
Dhe natyrisht këtë e dinë më mirë ata persona që sot marrin përveç pensionit shtetëror edhe një pension privat që është më i lartë se ai shtetëror.
Më e rëndësishmja është se, paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.
Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension. Një trend i tillë, në rritje, po vihet re edhe në Shqipëri. Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë në një fond pensioni privat.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qershor numri i kontribuuesve arriti në 32,187, në rritje me 3.9% që nga fillimi i vitit dhe 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e tyre në fund të muajit qershor 2021 arriti në 3.97 miliardë lekë, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.3% që nga fillimi i këtij viti.
Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është SIGAL PENSION me 43% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 3%.
Lexo edhe: Pensionet private, Raporti i AMF: Shqiptarët i besojnë të ardhmen e tyre Fondit SIGAL
Por përse shqiptarët kanë zgjedhur në masë Fondin SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria?
- Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar 43,53% të tij (Sipas raporteve zyrtare të AMF) Me 8819 anëtarë, FONDI SIGAL ka mbi 1.7 miliardë lekë asete neto (1.730.50 milionë lekë).
- Udhëheq tregun prej 14 vitesh
- Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdha financiare në Shqipëri dhe në rajon
Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:
- Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
- Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
- Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
- Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.
Sa duhet të paguaj?
Sa të dëshironi! Shuma minimale e kontributit fillon nga 1.000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.
Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm:
Për 10 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384.000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17.000 lekë, fitimi nga investimi është 2.580.000 lekë.
Po në rast fatkeqësish apo humbje jete, çfarë ndodh me kontributet e mia?
Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit tw Pensioneve Sigal deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij (trashëgimtarët përfitojnë pension familjar).
Çfarë kërkoni më shumë? Skiconi një të ardhme më të bukur dhe plot me aventura duke investuar sot në Fondin SIGAL për veten dhe familjen tuaj. As vetë nuk mund ti ruani dhe investoni paratë tuaja më mirë se Fondi SIGAL.
Përcakto vetë se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në:
https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen e internetit www.fondisigal.com , zgjidhni këshilltarin tuaj ose kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi me numrin 067 40 26 007.
Ka ardhur moment që të gjithë të mendojmë për të ardhmen tonë duke filluar nga SOT.