14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTendenca/ Sigurimi në Evropë: Primet për vitin 2021 tejkalojnë ato të 2019-ës...

Tendenca/ Sigurimi në Evropë: Primet për vitin 2021 tejkalojnë ato të 2019-ës në shumicën e tregjeve

Shifrat paraprake të vitit 2021 tregojnë se pas rihapjes ekonomitë e Evropës po shohin rritje në primet e sigurimit, megjithëse me shpejtësi të ndryshme, në vende të ndryshme.

Në shumicën e tregjeve, vëllimi total i primeve u rrit krahasuar me vitin para pandemisë 2019.

Raporti i “Insurance Europe” jep disa piketa kryesore të ecurisë:

  • Në vitin 2021, sigurimi i Jetës arriti të rikthehet në nivelet normale të rritjes së vëllimit të primeve të shkruara bruto. Produktet e sigurimit të Jetës të lidhura me skema kursimesh (Unit Link Products) udhëhoqën rritjen, por për të ardhmen e afërt, kombinimi i normave ende të ulëta të interesit dhe inflacioni i lartë mund të jetë sfidues për sigurimin e Jetës.

LEXO EDHEShqiptarët, sigurimin e jetës ja besojnë SIGAL LIFE UNIQA-s

  • Me rihapjen e ekonomive, edhe sigurimet e Jo-Jetës gjithashtu e rikuperuan rritjen e tyre. Shifrat paraprake tregojnë se tregje të ndryshme shënuan rritje pozitive, per vitin 2021 sidomos në primet e sigurimit të pronës. Por duke qenë se këto linja biznesi janë shumë të ekspozuara ndaj inflacionit, rritja mund të jetë rezultat i rritjes së kostos së mallrave dhe shërbimeve që tashmë kanë filluar të ndikojnë në prime.

LEXO EDHEGjithmonë një hap përpara të tjerëve/ Raporti i AMF: SIGAL, kryesuese e tregut në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

  • Dëmet e paguara për sigurimet motorike patën tendenca të ndryshme zhvillimi. Rritja e dëmeve të paguara ishte kryesisht rezultat i rritjes së dëmeve të paguara për kostot më të larta për shpenzimet motorike.
  • Pagesat e dëmeve shëndetësore nga kontratat e MTPL gjithashtu u rritën në shumicën e vendeve, si një prirje ardhur kryesisht nga vonesat e trajtimeve mjekësore gjatë vitit 2021.

LEXO EDHE: Mbrojtje “nonstop”/ SIGAL UNIQA, kompania më e preferuar e shqiptarëve

  • Sa i përket sigurimit të pronës, përveç rritjeve të lidhura me kontrata personale e tregtare në sigurimin e pronës, rritja e pagesave të dëmeve u lidh shumë me pasojat e klimës, si përmbytjet e stuhitë, të cilat sollën rekorde të reja në disa tregje.

LEXO EDHE: Pse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

Shqetësimi kryesor për të ardhmen e afërt lidhet me inflacionin e lartë, i cili pritet të vazhdojë të sfidojë siguruesit evropianë.

Sipas autorëve të raportit të “Insurance Europe”, inflacioni i lartë do të shkaktojë kosto më të larta për dëmet e paguara, të cilat do të reflektohen në prime më të larta.

Nga ana tjetër, inflacioni i lartë pritet të ndikojë edhe në aftësinë e shumë njerëzve për të blerë produkte dhe shërbime të caktuara, duke ndikuar ndoshta në aftësinë e tyre për të kursyer.

Një tendencë pozitive mund të lindë nga rritja e normave të interesit, e cila është pozitive për sektorin e sigurimeve të Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat