Në gjithë vendin moti do të përkeqësohet. Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se për këtë arsye do të pezullohet lundrimi.
“Njoftohen të gjithë pasagjerët që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit”, thuhej në njoftim.
Për rimbursimin ose zhvendosjen e datave të udhëtimit drejtoria ka sugjeruar të kontaktohen agjencitë.
“Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit“, shton Drejtoria e Përgjithshme Detare.