Britania e Madhe mund të kalojë në Planin B, për sa i përket masave kundër përhapjes së Covid.
Kjo është paralajmëruar nga qeveria dhe pritet që të Boris Johnson ta paraqesë në Parlament për miratim.
Plani B do të thotë masa të lehtësuara kundër Covid, pasi shifrat e të infektuarve po ulen krahasuar me valën e fundit në muajin Dhjetor të vitit të shkuar.
Masat në fuqi do të skadojnë në 26 Janar dhe mësohet se pas kësaj date qytetarët në Britani do të jenë më të relaksuar.
Nga ana tjetër Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka deklaruar se ishte optimist për situatën në vijim dhe se do të ketë reduktim të djeshëm të kufizimeve javën e ardhshme.
Tashmë pritet të shihet se cili është plani i plotë B dhe nëse parlamenti do të pranojë masat lehtësuese. /BBC