24 C
Tirana
Monday, July 21, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSiguruesit në futbollin gjerman: Signal Iduna Park, lidhje e hershme me Borusian....

Siguruesit në futbollin gjerman: Signal Iduna Park, lidhje e hershme me Borusian. Pjesa e Dytë

“Signal Iduna Park” është stadiumi më i madh i futbollit në Gjermani dhe një nga më të famshmit në botë.

I njohur më parë si “Westfalenstadion”, ky impiant historik mori emrin e ri në vitin 2005 falë një marrëveshjeje sponsorizimi me kompaninë e sigurimeve Signal Iduna.

Me një kapacitet prej mbi 81 mijë vendesh dhe atmosferën unike që krijon “Muri i Verdhë”, ky stadium është kthyer në një simbol të identitetit të Borussia Dortmund dhe të vetë qytetit.

Marrëdhënia mes Borussia Dortmund dhe Signal Iduna është ndër më jetëgjatat në futbollin gjerman.

Ajo nisi që në vitin 1974, dhe nga viti 2005, emri i kompanisë është bërë pjesë e përditshme e përjetimit futbollistik për miliona tifozë.

Kjo bashkëpunim është jo vetëm ekonomik, por edhe emocional – një lidhje mes një klubi që përfaqëson pasionin e tifozëve dhe një kompanie që ka rrënjë të thella në të njëjtin qytet.

Në vitin 2022, partneriteti u rinovua edhe më tej, me një marrëveshje të re që zgjat deri në vitin 2031 dhe thuhet se vlen rreth 100 milionë euro. 2005-2021, 6.6 milionë dollarë në vit i ka sjellë deri më tani kjo kontratë klubit. Signal Iduna është vazhdimisht duke blerë edhe aksione në pronësinë e klubit verdhezi.

Ky angazhim i gjatë dhe i qëndrueshëm tregon se Signal Iduna është jo vetëm një sponsor, por një aleat i vërtetë i klubit.

Kompania ishte pranë Dortmundit edhe në periudhat më të vështira, si në fillim të viteve 2000 kur klubi rrezikonte falimentimin, dhe gjatë krizës së pandemisë.

Sot, emri “Signal Iduna Park” nuk është thjesht një marrëveshje komerciale, por një pjesë e identitetit të klubit dhe e përvojës së çdo tifozi.

Shtyllat e verdha të stadiumit, të dukshme nga larg dhe simbol i qytetit, përfaqësojnë shumë më tepër se arkitekturë – ato janë një shenjë e një partneriteti që bashkon pasionin, historinë dhe të ardhmen e Borussia Dortmund.

Grupi SIGNAL IDUNA ofron shërbime sigurimi dhe financiare. Ky grup u krijua më 1 korrik 1999 nga bashkimi i kompanisë Signal Versicherungen me qendër në Dortmund dhe grupit Iduna Nova me qendër në Hamburg.

Kompanitë pararendëse kanë patur marrëveshje sponsorizimi të ndryshme me Borusina e Dortmundit që prej vitit 1974.

Në futbollin gjerman, të paktën kemi gjurmë për 10 nga 18 skuadra për marrëveshje sponsorizimi me gjigantë të sigurimeve.

Barmenia me Leverkusenin

Bayer 04 Leverkusen ka zgjatur kontratën me sponsorin kryesor dhe atë të fanellës, kompaninë e sigurimeve Barmenia. Klubi dhe kompania nga Wuppertal arritën marrëveshjen për rinovimin afatgjatë të partneritetit në fillim të sezonit 2023/24. Kontrata e re do të jetë në fuqi deri më 30 qershor 2028. 6.9 milionë dollarë në vit ishte kontributi i Barmenias të Leverkuseni, që duket të jetë rritur me rinovimin e fundit.

Për rreth 3 milionë dollarë në vit R+V, një tjetër gjigant sigurimesh në Gjermani, 2015-2023 sponsorizoi klubin e Shalke 04.

WWK ARENA dhe AUGSBURG

Augsburgu është një shembull i ngjashëm me Borusian e Dortmundit, sepse që nga sezoni 2015/16, sponsor zyrtar dhe emërtues i stadiumit është WWK Versicherungsgruppe, një kompani gjermane e sigurimeve me seli në Mynih.

WWK është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Gjermani, e specializuar në sigurime jetese, shëndeti dhe pensione private. Me këtë marrëveshje, stadiumi mori emrin që mban edhe sot: WWK Arena.

Marrëveshja fillestare me WWK ishte për 10 vjet, por në janar të vitit 2019 kontrata u zgjat deri në vitin 2030, duke garantuar kështu një partneritet afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes klubit dhe kompanisë. Krahas të drejtave për emrin e stadiumit, WWK ka investuar edhe në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin e fasadës ndriçuese që u përfundua në vitin 2017 dhe që shkëlqen në ngjyrat e klubit: kuqe, gjelbër dhe bardhë – dhe vetëm në të gjelbër pas një fitoreje në shtëpi.

WWK ka kontribuar edhe në imazhin modern të stadiumit dhe ka qenë një faktor kyç në zhvillimin e tij si një nga stadiumet më ekologjike në botë, duke qenë stadioni i parë klimaneutral në futbollin ndërkombëtar.

Hannover 96 dhe HDI

Ish-klubi i ish-kapitenit legjendar Altin Lala, stadiumin të cilin i dedikoi një lamtumirë historike, e quajti sipas grupit HDI, HDI Arena.

Grupi HDI në vitin 2015 siguroi të drejtat e emërtimit të stadiumit të Hannover 96. Asokohe u arrit një kontratë shtatëvjeçare midis Hannover 96 dhe Grupit HDI, me opsion për një zgjatje të mundshme prej tre vjetësh të tjerë. Në 2022 u njoftua edhe zgjatja.

Përveç marrjes së të drejtave për emërtimin e stadiumit, kontrata përfshin edhe zgjerimin e partneritetit ekzistues ekskluziv pesëvjeçar me kompaninë e sigurimeve. Stadiumi u quajt “HDI-Arena”.

Rastet e Borussia Dortmund me Signal Iduna, Leverkusen me Barmenian, Augsburg me WWK, apo Hannover 96 me HDI, tregojnë qartë se bashkëpunimi mes klubeve gjermane dhe kompanive të sigurimeve nuk është thjesht një marrëveshje financiare. Këto partneritete janë ndërtuar mbi besim, histori të përbashkët dhe vizion afatgjatë.

Për kompanitë e sigurimeve, futbolli është më shumë sesa një fushë marketingu – është një mënyrë për të qenë pranë komuniteteve, për të ndërtuar besueshmëri dhe për të treguar se janë aty në çdo situatë, në fitore e në vështirësi. Për klubet, këto kompani ofrojnë jo vetëm financa, por edhe qëndrueshmëri, identitet dhe mbështetje strukturore.

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe konkurruese, ky model gjerman i bashkëpunimit mes sportit dhe industrisë së sigurimeve mund të shërbejë si shembull frymëzues edhe për vende të tjera. Partneritete që nuk shihen thjesht si sponsorizim, por si aleanca të vërteta për të ardhmen.

Në Shqipëri, i vetmi vizionar që ia ka dalë të kapërcejë në botën magjike të futbollit, është SIGAL Insurance Group me partneritetin premium me kombëtaren shqiptare të futbollit, kryesoren, moshat dhe vajzat.

LEXO EDHE: SIGAL, në shembullin e kompanive gjigante të sigurimeve në Botë, rol në botën e futbollit

LEXO EDHE: Gjigantë sigurimesh që shkruan historinë me Mançester Junajtidin

LEXO EDHE: Kompanitë e sigurimeve në futbollin italian

LEXO EDHE: Gjigantët e sigurimeve me gjigantët e futbollit: ERGO me DFB-në, Allianz-Bajern dhe SIGAL si themelues tradite në Shqipëri  

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat