Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka nisur praktikat gjithëpërfshirëse të zbritjeve dhe mbështetjes në sigurimet bujqësore për vitin 2025.
Sipas mediave vendasve, prodhuesve do t’u ofrohet 10% mbështetje për planifikimin e prodhimit bujqësor dhe zbritje deri në 15% në prodhimin e kontraktuar.
Aplikimet e reja janë zgjeruar në fusha si bujqësia, kryesisht sera dhe blegtori.
Shtrirja e zgjeruar
Këtë vit, mbulimi i sigurimeve bujqësore zgjerohet më tej duke mbuluar dëmet në kulturat e arave, perimeve, fidanëve.
Mbështetja shtetërore e primit në sigurimin e rendimentit u rrit nga 60 në 70% duke i shtuar edhe sigurimin e vajit të lulediellit.
Sigurimi i serave dhe mbrojtja e të ardhurave
Ndërsa mbulimi i stuhive iu shtua sigurimit të serave, mbulimi nga qeveria arrin në 10% duke përfshirë su elbin ashtu edhe grurin në Sigurimin e Mbrojtjes së të Ardhurave.
Sigurimi i bagëtive
10% mbulim primi u aplikua edhe në policat e Sigurimit të Jetës së Gjedheve. U rrit në 15% ndihma dhe u vendos një zbritje prej 15% për bagëtitë qumështore femra, të moshës 20 muaj e lart.
Gjithashtu, tarifës i është shtuar edhe mbulimi i abortit. Ndërsa zbritja e kontraktuar e prodhimit në Sigurimin e Jetës së bagëtive të imta u rrit në 10%.
Llojet e reja të sigurimit
Serikultura u përfshi për herë të parë këtë vit në sigurimet bujqësore të mbështetura nga shteti.
Ato janë të siguruara ndaj rreziqeve si stuhia, tornado, zjarri, rrëshqitja e dheut, tërmeti dhe përmbytjet.
Ndërkohë, praktikat në sigurimin e shpendëve, akuakulturës dhe bletarisë do të vazhdojnë edhe në vitin 2025.
LEXO EDHE: Turqi, pool-i i sigurimeve bujqësore ofroi mbështetje masive për fermerët gjatë 2024-ës
Por ndryshe paraqitet situata në Shqipëri.
Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22% të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nën-kredituar, gati i braktisur nga bankat.
Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.4 lekë kredi deri në tetor. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me vet vetëm 200 milionë lekë apo 9%.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 0.78%.
Dhe sipas ekspertëve, një arsye e fortë është edhe mungesa e sigurimeve.
“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, do të shprehej në një intervistë Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.
Pse nevojiten Sigurimet në Bujqësi dhe Blegtori?
Sot, më shumë se kurrë, ngjarjet që vijnë nga ndryshimet klimatike po përsëriten në mënyrë të vazhdueshme dhe më të shpeshtë.
Nëse në 30 vitet e shkuara episodet e motit të keq në Shqipëri sinjalizoheshin çdo 3 ose 4 vjet, sot ngjarjet prodhimiet bujqësore përsëriten disa herë në vit.
Kjo bën që bujqit dhe fermerët të jenë përballë një rreziku potencial që mundi i tyre disa mujor të shkatërrohet në pak minuta.
Në këto kushte nuk është më një luks që të sigurohesh, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh që ne gjendemi në kushtet e nivelit më të çbalancuar përsa i përket reshjeve, nga ana tjetër, thatësira më të gjata, episode breshëri dhe kështu me radhë.
Çfarë ofron SIGAL, kompania lider e sigurimeve?
Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë
Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.
Përmes kësaj police sigurohen:
– ndërtesa,
– makina dhe makineri bujqësore,
– investimet ne bujqësi,
– prodhimi bujqësor,
– serat,
– linja dhe teknologji prodhimi blegtoral,
– kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi,
– shpendët,
– baza ushqimore.
Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga:
– zjarri,
– vjedhja,
– rreziqet natyrore,
– sëmundjet,
– dëmtimet dhe helmimet aksidentale.
Pse Sigurohet?
Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm, një stuhi ere apo një sëmundje e papritur e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.
Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.
Për më të marrë një ofertë sigurimi të përshtatshme për ju, kontaktoni tani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829