Sigurimi i shëndetit është sigurimi që ju mbron në rast të shfaqjes së problemeve shëndetësore, të cilat i trajtoni duke ju drejtuar kujdesit shëndetësor privat.
Jo shumë e zakonshme deri para disa dekadave më parë, por tanimë gjithnjë e më shumë njerëz e preferojnë këtë alternativë, kryesisht për shkak të mangësive në shëndetin publik.
Sigurimi i jetës me elementë kursimi/investimi mund të jetë një pjesë e rëndësishme e strategjisë suaj financiare dhe një mjet sigurie për të dashurit tuaj.
Sigurimi nga aksidentet ju ndihmon në rast të shkëputjes nga puna për shkak paaftësie, për të zëvendësuar të ardhurat e humbura dhe jo vetëm.
Sigurimi i Pronës mbulon pasuritë tuaja nga zjarri, përmbytja, tërmeti etj.
Zgjedhja për të blerë një sigurim është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të zgjidhni një policë që i përshtatet nevojave tuaja dhe të familjes.
Llojet e produkteve të sigurimit në treg janë të shumtë, aq sa të orientohesh dhe të zgjedhësh të duhurin nuk është dhe aq e thjeshtë pa ndihmën e ekspertëve të fushës.
Për këtë, do ju ndihmojmë me disa këshilla të dobishme, që mund t’ju orientojnë më mirë.
1. Njihni tipologjitë e policave të sigurimit
Gjëja e parë që duhet të dini është se ekzistojnë lloje të ndryshme të policave të sigurimit, secila e përshtatshme për të mbuluar nevoja të caktuara në momente të caktuara gjatë jetës:
– Sigurimi i shëndetit është një produkt i cili ju mbulon edhe në rast të shfaqjes së një sëmundjeje. Mbulon shpenzimet mjekësore për trajtimin e sëmundjes, si: testet diagnostikuese, ndërhyrjet kirurgjikale, vizitat mjekësore, medikamentet etj.
LEXO EDHE: Dhurata 1 Milion Euroshe/ “Jetë Plus” nga SIGAL, kujdesi që zgjat përtej festave!
– Sigurimi nga aksidenteve mbulon shpenzimet që lidhen me trajtimin e dëmtimeve në rast aksidenti dhe ofron një shumë përfitimi për paaftësi.
– Sigurimi i shëndetit në udhëtim është një produkt sigurimi i cili ju nevojitet vetëm në rast udhëtimi jashtë vendit. Mbulon trajtimin e sëmundjeve të papritura, që shfaqen gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit; trajtimin e dëmtimeve nga aksidentet etj.
– Sigurimi i jetës me elementë kursimi është një produkt, i cili kombinon sigurimin e jetës (përfitimin e dëmshpërblimit në rast të humbjes së jetës) me investimin financiar. Kjo formë sigurimi ndihmon të siguruarin të investojë në mënyrë periodike, duke pasur qetësinë e sigurisë financiare për familjen e tij.
2. Konsideroni punën dhe stilin tuaj të jetës
Nisur nga informacioni i marrë nga pika e parë, kuptohet që zgjedhja e policës së duhur të sigurimit ka të bëjë shumë me punën, zakonet dhe stilin tuaj të jetës.
Një policë e një natyre më “klasike”, do të jetë pak a shumë e përshtatshme për të gjithë, përveç rasteve ku nevojat janë më specifike.
Për shembull, nëse shqetësoheni nga ndodhja e një aksidenti, për arsye të punës që kryeni, ose thjesht sepse kaloni shumë kohë duke udhëtuar me makinë, polica e sigurimit nga aksidentet mund të jetë e përshtatshme për ju.
Apo në rast se jeni një sportist mund të siguroheni me një policë të veçantë sigurimi për sportistë, e cila i përshtatet nevojave specifike të kësaj fushe.
3. Zgjidhni një policë të përshtatshme për moshën tuaj
Kompanitë e sigurimit vendosin shpesh limite moshe për lidhjen e kontratave të sigurimit.
Nëse jeni mbi 55 vjeç duhet verifikuar me kujdes mosha maksimale e parashikuar në sigurimin që keni përzgjedhur.
Inkurajohet në çdo rast sigurimi i hershëm.
4. Nuk duhet harruar se një policë sigurimi nuk mbulon gjithçka
Nuk duhet harruar se edhe polica e sigurimit me mbulim më të gjerë nuk do të mbulojë të gjitha shpenzimet tuaja të lidhura me shëndetin.
Në përgjithësi policat nuk përfshijnë:
– Shpenzimet për trajtimin e problemeve shëndetësore paraekzistuese nga momenti i lidhjes së kontratës.
– Problemet e shkaktuara nga abuzimi me alkoolin, drogën apo edhe në rast aksidentesh të shkaktuara nga efektet e këtyre substancave.
– Shpenzimet dentare dhe optike, përveç kur përcaktohet ndryshe.
– Shpenzimet për ndërhyrjet estetike.
– Shpenzimet për dieta dhe këshillime ushqyese.
– Kontraceptivët dhe abortet vullnetare.
5. Primi i sigurimit është variabël dhe varet nga disa faktorë
Primi i një police sigurimi mund të variojë shumë, sepse llogaritet nisur nga disa faktorë, që kanë të bëjnë me moshën, stilin e jetës, punën, statusin shëndetësor etj.
6. Flisni me mjekun tuaj para lidhjes së kontratës së sigurimit
Në momentin e lidhjes së një kontrate sigurimi, duhet të jepni shumë informacione lidhur me statusin tuaj shëndetësor.
Është e rëndësishme që të jeni të sinqertë dhe të saktë me të dhënat e raportuara, sepse nëse jepni informacione të pasakta, atëherë kompania e sigurimit rezervon të drejtën të përfundojë policën tuaj përpara afatit apo të mos mbulojë dëmshpërblimin e pretenduar.
7. Asistenca
Shërbimi i asistencës, që ofrojnë kompanitë e sigurimit, duhet të jetë efikas dhe gjithmonë i arritshëm, për ti dhënë klientëve qetësinë që u nevojitet dhe për të ndërhyrë menjëherë në situata emergjente.
Sigurohuni që shërbimi i ofruar nga kompania juaj të jetë në varësi të nevojave tuaja dhe të di se si t’ju udhëheqë në momentet më delikate.
Gjithsesi, nëse keni pyetje, një agjent i sigurimeve mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një policë sigurimi të jetës që është e përshtatshme për nevojat tuaja.
LEXO EDHE: Besim i palëkundur/ SIGAL e mbyll edhe 10-mujorin në krye të tregut të sigurimeve