7.5 C
Tirana
Thursday, December 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet88 makina të vjedhura në 9 muaj në Shqipëri/ "Range", më i...

88 makina të vjedhura në 9 muaj në Shqipëri/ “Range”, më i preferuari nga hajdutët

Shkodra dhe Tirana, qarqet me më shumë raste

88 automjete janë raportuar të vjedhura në të gjithë vendin në periudhën janar-shtator 2024.

Nga rastet e denoncuara, vetëm 47 prej tyre janë zbuluar nga policia, ku autorë kanë rezultuar persona me precedent të mëparshëm penal.

Shkodra dhe Tirana janë dy qarqet më problematike, ku janë regjistruar më shumë vjedhje automjetesh, përkatësisht 17 dhe 16 raste. Pas tyre vjen Durrësi me 14 raste.

Range Rover-i rezulton të jetë automjeti më i preferuar për hajdutët apo grupet të cilat kryejnë vjedhje makinash.

Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë, por nuk mungojnë rastet kur vjedhja kryhet në zona apo lagje të mirë survejuara.

Nga hetimet e policisë një pjesë e këtyre makinave çmontohen dhe shiten për pjesë, ndërsa pjesa tjetër përdoren në ngjarje kriminale.

Raste të ngjashme ishin dhe automjetet e përdorura në vrasjet mafioze të regjistruara në Shkodër dhe Tiranë në muajt e fundit.

LEXO EDHE: Kur ke KASKO, nuk paguan kurrë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat