11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestat e Nëntorit me.../ Si parashikohet moti për këtë javë

Festat e Nëntorit me…/ Si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që sapo kemi nisur, Shqipëria do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore; situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi.

Megjithatë duke filluar nga orët e vona të ditës së Enjte dhe ditën e Premte pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut.

Nga sa u përmend dhe më lartë, nga dita e Hënë dhe deri orët e pasdites apo orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Gjithashtu edhe rritje graduale e temperaturave kryesisht në orët e mesditës.

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa ditën e Premte përgjatë ultësirës perëndimore dhe verilindje reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje për ditën e Premte në lartësitë mbi 1000-1200 metër reshje dëbore.

LEXO EDHERezervime për Festat e Nëntorit/ Korça, destinacioni kryesor! Pse duhet zgjedhur “Vila SIGAL”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat