5.5 C
Tirana
Tuesday, November 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPonari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë

Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë

Teksa pensioni shtetëror, për shkak edhe të krizës që ndodhet, nuk ofron të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të jetesës.

1 në 5 shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç.

Ekspertët po shqyrtojnë opsione të ndryshme që mund të ndihmojnë skemën por edhe qytetarët që këta të fundit të kenë të ardhura të kënaqshme dhe të mjaftueshme në momentin që ndalojnë së punuari.

I ftuar në emisionin “Pro Business” në Klan Plus, CEO i SIGAL UNIQA, Avni Ponari u shpreh se, kombinimi i pensionit shtetëror me atë që merr në privat bën që shuma të jetë e kënaqshme për pensionistët dhe ti përgjigjet kostove të jetesës.

AVNI PONARI: Shumë ndërmarrje dhe shumë individë, po afrohen me shumë shpejtësi dhe po krijojnë vlerat e tyre për pensionin dhe kjo është një garanci shumë e mirë sepse në qoftëse në shtet ti ke një pension 20 mijë lekë të reja dhe do marrësh 400 apo 500 në privat, pra pensioni yt shkon 700 mijë lekë(të vjetra) në total i gjithi së bashku. Kështu që krijimi i kësaj incentive dhe krijimi këtij sistemi të tillë e bën të mundur që ti të marrësh një vlerë të caktuar. Shqipëria është nga të paktat vende që nuk e ka kolonën e dytë të investimeve. Që do të thotë, shteti përveç Sigurimeve Shoqërore që është 27% që paguhen nga paga, atëherë kjo 27 ndahet në 25 përshembull do ti çosh tek Sigurimet Shoqërore dhe 2% janë të detyrueshme ti çosh te një skemë e pensioneve private. Pra, ky është një stimulim shumë i madh, një mbështetje e madhe dhe një lehtësim i barrës së sistemit të Sigurimeve Shoqërore.

LEXO EDHEVIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

Z.Ponari dha edhe një shembull se si mund të përfshihet pensioni privat me detyrim duke e ndarë në dy pjesë.

AVNI PONARI: Skema aktuale ka mangësi. Dhe nga ajo që kam dëgjuar thuhet se nuk funksionon se në Shqipëri janë 700 mijë pensionistë që marrin pensionin dhe janë 700 mijë të punësuar. Pra raporti është 1 me 1. Atëherë duke qënë ky raport, në të gjithë botën është 1 me 2, me 3 me 4, pra 4 punojnë dhe 1 merr pension. Ne nuk kemi këtë skemë. Kjo skemë duhet të ishte vendosur 20 vite përpara ose 30 vite përpara. Kjo skemë e cila ndante sigurimin e detyrueshëm në dy pjesë, tek sigurimet vullnetare 2%,1%, 1.5%, pastaj qytetarët këtë 2% mund ta plotësojnë edhe me para të tjera për të marrë një pension më të lartë. Ka një gjë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore do që të jetë pesha e madhe, që të gjitha fondet të shkojnë tek ai, por dashamirësia e Institutit, e Ministrisë së Financave, e Qeverisë me ligj e përcaktojnë qartë dhe e bëjnë. Pra Maqedonia e Veriut është me këtë skemë, Mali i Zi është me këtë skemë, Bosnja dhe vendet e Rajonit pothuajse të gjitha janë me këtë skemë. Edhe vendet e tjera përreth nesh janë me këtë skemë, pasi këto janë më efiçente dhe krijojnë mundësi të çdo njeriu të kenë një pension normal dhe kushte të mira jetese. Në Gjermani përshembull njerëzit investojnë në 2-3 fonde”.

Emisioni i plotë:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat